Nuredini jep shifrat finale, ja sa persona kanë humbur jetën në Tetovë

Estimated read time 1 min read

Mjeku Gëzim Nuredini nga Kovid Qendra e Tetovës në emisionin “24 analiza” theksoi se ngjarja është politizuar dhe se nuk është momenti. Sipas tij, të lënduarit nga zjarri janë në gjendje stabile dhe nuk kanë lëndime serioze

“Këto tre ditë ishim të lumtur për shkak se nuk kishim raste të vd ekjes dhe një pjesë e pacientëve u stabilizuan. Tani kemi 75 të hospitalizuar”, tha Nuredini.

Mjeku Nuredini tha se nuk ka pasur mungesë të kuadrit mjekësor dhe se Kovid Qendra ka pasur kuadrin e nevojshëm.

Advertisement

“Kemi dy të vd ekur civil dhe 12 pacientë të vd ekur”, tha Nuredini.

Ai tha se pas ngjarjes, është kërkuar sa më shpejt të zbulohet edhe arsyeja. Gjithashtu, ai këto informacione i konfirmojë edhe sot gjatë një dalje para gazetarëve./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like