Vetëvendosje përmbyll fushatën në Prishtinë

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente Vjosa Osmani, mbajtën këtë të premte një tubim në Prishtinë, kjo për të përmbyllur fushatën e elektorale në vend.

Osmani tha se ku do që ata kanë shkuar kanë marrë mbrapsht vetëm dashuri. Për të vota për numrin 127, është një votë anti-korrupsion.

”Nuk ka asgjë më të mirë e më të ngrohtë sesa dashuria që e kemi marr nga secili prej jush nga e gjithë Kosova. A e dini se cila është porosia që kemi marrë kudo që kemi shkuar:127. Vota për numrin 127 është votë kundër-korrupsionit. E kemi një mesazh për kapësit e shtetit, ecni rrugës sepse ndryshimi po vjen”.

Kurse Kurti tha se se 10 ditët e fushatës kanë qenë të jashtëzakonshme dhe se ndryshimi që qytetarët kanë kërkuar është shumë afër.

“Pas 10 ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT.

Advertisement

Na keni hapur dyert e shtëpive tuaja sepse njëherë na e keni hapur zemër për atë që doni dhe duam. Nuk jemi në sallë me karriga jo vetëm për shkak të pandemisë. Sot nuk mund të mendojmë ulur. Sot mund të mendojmë vetëm në këmbë prandaj është ngritur populli bashkë që ish-pushtetarët të ikin bashkë, sepse ne jemi bashkë për të mirë, sepse ata janë bashkë për të vjedhur, sepse ne do të vijmë dhe ata do të shkojnë”, deklaroi Kurti.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like