Nuk respektoi masat anti Covid, arre*stohet pronari i një lokali

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 policia e rajonit të Tetovës ka privuar nga liria 50-vjeçarin M.J. nga fshati Pirok.

Policia gjatë kontrollit në objektin nën pronësi të 50-vjeçarit në fshatin Pirok ka hasur mysafir jashtë orarit të lejuar për punë, respektivisht pronari ka shkelur masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përcjell Alsat-M.

 

 

MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër 50-vjeçarit do të parashtrohet padi për kryerjen e veprës penale “Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, që dënohet sipas nenit 206 të Kodit Penal./Alsat/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like