“Fushata në Shqipëri”, Basha: 100 milionë euro subvencione për bujqit çdo vit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Peqinit, është ndalur në fshatin Pajovë ku ka biseduar me fermerë të këtij fshati.
Banorët shprehin shqetësimin se janë ndjerë të harruar nga qeveria.
“Fermerët e Pajovës kanë 100 e 1000 halle, në çdo lloj drejtimi.Kullimet gjatë gjithë kohës nuk bëhen fare, kanalet e dyta që quhen, po i kanë me ca tokat. Dhe çfarë prodhimi do të marrim ne? Ka mbirë luleverdhë, i themi ne fshatarët, shumë keq! Morëm rreth 61 skavator dikur, në një kohë, para tetë viteve, asnjë lloj skavatori nuk shohim për të bërë pastrime.
Premtimet e Bashës
Fermerët morën këto premtime nga Basha.
Vit për vit, minimalisht 100 milionë euro subvencione mbështetje drejt për drejt për fermerët. Paratë do shkojnë nga buxheti i shtetit te fermeri jo nëpërmjet burokracive dhe pa qenë nevoja për Nipt. Fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë do të shkojnë tek fermeri dhe jo për afera si ajo e “Beketi-it” apo koncesione korruptive.
-Plani jonë pikёn e parё tё ndihmës pёr fermerin shqiptar ka subvencione tё paktën njёsoj si Kosova dhe Maqedonia. Mbёshtetje direkte pёr fermerin.
-Që muajin e parë të qeverisjes së re që do të votoni në 25 prill e deri në fund të mandatit, vit për vit, minimalisht 100 milionë euro subvencione, mbështetje drejt për drejt për ju. Si do të jepen këto subvencione?
Këto do të jepen të përllogaritura Sipas prodhimit dhe llojit të prodhimit. Do subvencionohet plasmasi siç subvencionon Maqedonia dhe Kosova, do subvencionohet çdo lloj prodhimi sipas hektarëve që mbillen me atë prodhim apo sipas numrit të krerëve që mbarështohen.
Nuk do keni nevojë të hapni Nipt pas Nipti, mjafton karta juaj e indentitetit dhe me numrin e kartës së indentitetit do të zhvillohet i gjithë transaksioni i subvencionin.
Madje do të ketë një proces të përdorimit të teknologjisë, kompjuterizimit, digjitalizimit siç i themi, që do ta shmangi fare kontaktin me nëpunësin e Drejtorisë Rajonale Bujqësorë.
Nuk do ketë asnjë kontakt. Ato hektarë që keni kultivuar, ato krerë që keni mbarështuar, sipas sasisë do të merrni subvencionin me çmime apo le të themi me një sasi parash që tashmë departamenti jonë i bujqësisë e ka përcaktuar.
Nga metri katror i plastmasit tek lloji i produktit do të keni mbështetje të drejtpërdrejtë financiare. Basha tha se ka gati ekipin për ta zbatuar këtë program por “Që këto të bëhen realitet duhet të vijë ndryshimi, ndryshim me Edi Ramën nuk ka” dhe ftoi fermerët të votojnë numrin 9./ORANEWS/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like