• 18-04-2021

EMA: ‘AstraZeneca’ është e sigurtë, shpëton jetë njerëzish

FILE PHOTO: A test tube labeled with the vaccine is seen in front of AstraZeneca logo in this illustration taken, September 9, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk identifikoi sot një faktor specifik rreziku për vaksinën AstraZeneca, ndërsa beson se ekuilibri i rrezik/përfitimit mbetet “pozitiv”.
“Asnjë faktor specifik rreziku nuk u identifikua”, tha kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, në një video-konferencë.
“Një shpjegim i arsyeshëm për këto efekte anësore të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës”, shtoi ajo, duke theksuar se vaksina është “shumë e efektshme” dhe “shpëton jetë”.
Ministrat e Shëndetësisë të BE priten të takohen përmes video-konferencës për të diskutuar përfundimet e EMA-s./Nmk-post/

Read Previous

Nis blerja e 706 ton duhan tepricë, Hoxha: Premtimi i dhënë është përmbushur

Read Next

Ja sa të infektuar u regjistruan sot mga Covid-19 në Maqedoni

%d bloggers like this: