Nga shtëpia, Rashkovski dërgohet në paraburgim në “Shutkë”

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, megjithatë do të shkojë në paraburgim. Këshilli penal në Gjykatën Penale themelore e pranoi ankesën e Prokurorisë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën e parashtroi pasi që iu shqiptua paraburgim shtëpiak.

Kjo do të thotë se Rashkovski do të jetë 30 ditë në paraburgim efektiv në burg. Është pranuar edhe ankesa për pronarin e “Inkova Group”, Daniel Stançev. Të dy janë të akuzuar për furnizimin e softuerit për shkelje në trafik nga ana e Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë në kohën e Rashkovskit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like