Netanyahu kundër armëpushimit: “Është koha për luftë”

Estimated read time 1 min read

Benjamin Netanyahu, sqaroi këtë të hënë se Izraeli është qartësisht kundër një armëpushimi pas konfliktit me Hamasin. Në një konferencë për mediat, ai tha se tashmë është koha për luftë.

“Njësoj sikurse SHBA-ja nuk do të pranonte një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbour ose pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Izraeli nuk do të pranojë një ndërprerje të veprimeve ushtarake me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 Tetorit. Thirrjet për një armëpushim janë thirrje që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit. Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë”, tha ai që vazhdoi duke u shprehur: Kjo është një kohë për luftë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours