Gjendet vrasësi i një të moshuari në Kriva Pallankë

Estimated read time 2 min read

Gjendet vrasësi i një të moshuari në Kriva Pallankë

Më datë 05.12.2023 nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm, në bashkëpunim me SVR Kumanovë – OVR Kriva Pallankë, është privuar nga liria S.D.(27) nga Kriva Pallanka.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” ndaj M.D.(76) nga Kriva Pallanka, e dënueshme nga neni 123 i Kodit Penal.

Gjegjësisht, më 21.11.2023, pas kryerjes së obduksionit në trupin e M.D., i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 20.11.2023, në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Kriminalistikës Shkup, u konstatua se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme. pas së cilës menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete komplekse operativo-taktike për zbardhjen e rastit. Njëkohësisht janë kryer kontrolle në banesë dhe në lokale të tjera, janë biseduar me disa persona, janë siguruar provat materiale, si dhe i dyshuari është gjetur dhe ndaluar në komisariat, ku në intervistë zyrtare ka sqaruar plotësisht veprën e rëndë të kryer. .

Advertisement

Për rastin pas procedurës së shpejtë është parashtruar kallëzim penal, i cili i është dorëzuar SHPK Kumanovë dhe S.D. është sjellë në Gjykatën Themelore të Kumanovës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like