Nesër vendimi për “Monstrën”, të premten protesta

Të martën në Gjykatën Penale të Shkupit do të merret vendimj për rastin Monstra, pas kthimit të lëndës në rigjykim. Nga fjalët përfundimtare dhe mbi bazën e akuzës për terrorizëm, Prokuroria Publike kërkon dënim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar në rastin “Monstra”.

Për Fejzi dhe Haki Azirin, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënim maksimal. Për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave. Të premten janë paralajmëruar protesta./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like