Nesër fillon vaksnimi në Maqedoni

Vaksinimi kundër Kovid-19 në vend fillon nesër, edhe atë së pari me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë nga Klinika Infektive në Shkup. Autoritetet konfirmuan se përgatitjet për vaksinimin masiv janë duke u zhvilluar, ndërsa deri në fund të muajit priten edhe vaksinat kineze. Vaksinimi do të fillojë nesër/e mërkurë në ora 10, në spitalin modular të Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.Ministria e Shëndetësisë kumtoi se pika në spitalin modular ku ka gjashtë pozicione vaksinimi, do të funksionojë në dy turne nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20 e mbrëmjes, ndërsa vaksinimin do ta kryejnë ekipet mjekësore nga Qendra shëndetësore Shkup.Sipas planit të përcaktuar, oraret për vaksinim do të jenë në 10 minuta.Sistemi kombëtar dërgoi lista në të gjitha qendrat kovid gjatë ditës së djeshme, ku janë theksuar emrat e punonjësve shëndetësorë që duan të vaksinohen, me orë dhe ditë të saktë kur duhet të vijnë për të marrë vaksinën në spitalin modular të Klinikës infektive në Shkup. Qendrat kovid duhet t’i konfirmojnë përsëri listat.Deri më tani janë paraqitur 4000 punonjës shëndetësorë për vaksinim, prej tyre rreth 2000 janë në qytetin e Shkupit, ndërsa të tjerët në qytetet tjera.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like