Breaking News :

nothing found
29-09-2022

Bytyqi: Pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve!

Advertisement

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se pakoja e pestë ekonomike do të publikohet së shpejti.
Ai shtoi se janë precizuar të gjitha detajet dhe se pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve. “Sot bashkë me ministrat Besimi dhe Bekteshi, mbajtëm edhe një takim konsultativ për paketën e pestë të masave me odat, pjesë e Platformës për dialog publik-privat si dhe odat bilaterale në vend.
Konkluzion i përbashkët është se si asnjëherë më parë bisedimet ndërmjet Qeverisë dhe ekonomisë janë të hapura dhe konstruktive.
I precizuam detajet nga paketa e pestë e masave dhe i njëjti do të publikohet së shpejti, pra kjo do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve”, shkruan Bytyqi në Facebook./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës një turp i madh

Read Next

Besart Ibraimi – favoriti kryesor në Maqedoninë e Veriut