Në Tetovë nuk respektohen masat anti-Kovid, organizohen dasma dhe ahengje

Pavarësisht ndalesës për grumbullime, në rajonin e Pollogut gjithnjë e më shumë organizohen ahengje dhe dasma në restorante dhe në shtëpi. Nga policia njoftojnë se kanë ndërhyrë në dhjetëra raste të tilla që kur hynë në fuqi masat për mbrojtje nga Covid-19.

Jeni dëshmitarë se kohëve të fundit ka pasur disa raste ku është reaguar në objekte hotelerike.. deri në prokurorinë themelore publike Tetovë dhe Gostivar janë dorëzuar nga janari e deri më tani gjashtë vepra që janë konstatuar gjatë vitit 2020 dhe gjashtë vepra që janë konstatuar gjatë këtij viti – tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Kanë reaguar edhe nga Shoqata e hotelierëve të cilët ankohen se, organizimi i dasmave në mënyrë joligjore dëmton procesin e marrjes së protokollit për dasmat nga ana e Qeverisë.

Advertisement

Është që më herrët kjo që kur ka filluar pandemia këtu në Tetovë rregullisht janë mbajtur dasma të jashtëligjshme, flas nëpër lokale jo vetëm nëpër shtëpi, dhe këto s`do mend që na kanë dëmtuar, kjo nuk është normale e as morale, dhe tani kjo na kthehet bumerang neve të tjerëve sepse nuk na jepet protokolli për punë, që përditë e kërkojmë dhe jemi në takime me Qeverinë – u shpreh Qëndrim Zendeli, pronar restoranti dasmash./Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like