‘Në qeveri edhe VMRO-ja’? Pendarovski: Më ka befasuar edhe mua Zaevi!

Presidenti Stevo Pendarovski në ClickPlus ka komentuar ofertën e kryeministrit Zoran Zaev për zgjerimin e qeverisë me opozitën. “Ajo deklaratë më ka befasuar edhe mua”, është reagimi i parë i Pendarovskit kur pyetet për propozimin. Megjithatë, ka vlerësuar se oferta është jashtë standardit të politikës vendore dhe se motivet e brendshme të Zaevit nuk i di. Thotë se disa herë është dëgjuar në telefon me të. Kanë folur për vaksinat, por se ka pyetur se pse kërkoi zgjerim të qeverisë me opozitën. “Mendoj se në propozimin e tij, i cili është jashtë standardit. Nuk them i keq, por them se jashtë standardit. Por shumë më ka befasuar. Ata pak që e kanë pranuar, edhe ata shumë që e kanë refuzuar në fakt nuk e kanë kuptuar thellësinë e ofertës. Nuk flas për motivet e kryeministrit. Ato nuk i di. Motivet e brendshme se pse e propozoi. Nuk jemi takuar që të flasim për këtë. Jemi dëgjuar më shumë për vaksinat, kush ku mund të lajmërohet dhe të ndihmojë. Megjithatë nuk e kam pyetur se cilat janë motivet se pse e ka propozuar”, tha Pendarovski./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like