Kurti e Osmani, letër krerëve të partive

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani i kanë dërguar një letër të gjithë drejtuesve të partive kryesore politike në Kosovë, ku i ftojnë të takohen për të biseduar për formimin e institucioneve të reja. Në letrën e tyre Kurti dhe Osmani, theksojnë se është e rëndësishme që vullneti i shprehur nga qytetarët më 14 Shkurt të institucionalizohet sa më parë.
Ndaj ata ftojnë kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe drejtuesin e LDK-së që të takohen në takime të veçanta në datë 15 Mars.

Advertisement

Tv Klan

Advertisement
Advertisement

You May Also Like