Në mëngjes arriti nga Afrika Qendrore, nënkoloneli i infektuar është shtrirë në Klinikën Infektive

Edhe pse u paralajmërua për mbrëmë, sot në mëngjes ka arritur nënkoloneli i Maqedonisë së Veriut nga Afrika Qendrore.
Nënkoloneli kishte një javë që kishte rezultuar pozitivë me Covid-19, por ekipi mjekësor në Afrikë nuk ka arritur ta stabilizojë gjendjen shëndetësore, kësisoj, ai është sjellë sot në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm.

Sjellja në Shkup është bërë me evakuim mjekësor, i realizuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me shërbimet evropiane.
“Sot në mëngjes nënkoloneli ynë arrit nga Afrika Qendrore në Shkup. Fluturimin e ka kaluar mirë dhe tani është vendosur në Klinikën Infektive. Drejtoresha e Klinikës, d-r Milena Stevanoviq na ka njoftuar se nënkoloneli është në gjendje stabile”, shkroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shkerinska në “Facebook”, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like