Në Mekë do lejohen të vaksinuarit dhe ata që kanë kaluar Covid-in

Vendet e shenjta në Arabinë Saudite, të vizituara nga miliona myslimanë çdo vit për muajin e Ramazanit, këtë vit do të qëndrojnë të hapura vetëm për një kategori të caktuar njerëzish për shkak të koronavirusit.
Ministria e Haxhit njoftoi se nga 13 prilli tre kategori personash që do të pranohen për të marrë pjesë në lutjet në xhaminë e madhe në qytetin e shenjtë të Mekës dhe në xhaminë e profetit në qytetin e Medinës do të jenë ata që kanë marrë dy doza të vaksinës, një dozë vaksine para 14 ditësh dhe ata që e kanë kaluar virusin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like