NE MAQEDONI KA RRETH 800.000 SHQIPTARE APO RRETH 40%

SHKRUAN : HALIT NAXHAKU – ish i burgosur politik

NATO, në SAMITIN e saj të mbajtur në Cikago, me 2012-ën, tha se në IRJM-aqedonisë ka 40% shqiptarë. Shih  në BOTA SOT » dt.19 Maj, e Shtunë, faqet 2 dhe 20.
Tani më jemi mësuar të dëgjojmë lloj – lloj numra e shifra nga më të ndryshëm se sa shqiptarë realishtë dhe në të vërtetë jetojnë në RMV-eriut. Regjistrimi i popullatës dhe amvisërisë është shumë i rëndësishëm për çdo shtet. Por ajo asesi të ndodhë edhe me Maqedoninë e  Veriut. Edhe regjistrimet e para egzistimit të saj më 1921, 1931,1941, por edhe ata menjëherë të pas « çlirimit » të Lu*ftës së II-të Botërore, më 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, edhe ata të pas  t`ashtuquajturës demokraci 1991, (1994), 2002, 2011 ?! e as deri më sotë që pretendohen dhe planifikohen të mbahën në prill të këti viti 2021, kurrë nuk kanë qenë e nuk do të jenë të sakta. Regjistrimet çdo herë janë bërë ashtu si kanë dhe aq sa kanë dëshiruar të tjerët, siç u ka konvenuar të tjerëve ngase rezultati i tyre ka dalë pasi janë përpunuar rubrikat detalisht  në mënyrë matematikore pas më shumë se një viti e ca , prandaj edhe kanë dështuar plotësishtë apo janë ndëprerë pa suksesë.  E dimë se rubrika e vllehëve, e ortodoksëve shqiptarë, nuk egzistonë por ata janë përfshirë në rubrikën maqedonas, siç mund të jenë paraqitur po në atë rubrikë edhe shumë torbesh tashtuquajtur « makedonci muslimani » sipas Dr. Nijazi Lumanoskit, apo edhe shqiptarë me prapashtesat ovski, ov, ev, oviq etj!

Poashtu numri i saktë nuk mund të dihet ngase edhe shumë shqiptarë nuk kanë shtetësi  apo dokument tjetër valid edhe pse janë të lindur, jetojnë, punojnë dhe veprojnë edhe mbi 50 vjet në RMV-ut. Pastaj kemi njerëzit që nuk janë rezidentë, a dihet se sa i madhë është ky numër kohës së fundit ! Pra numri i shqiptarëve nuk dihet dhe do të vazhdoj të mos dihet saktë dhe me përpikmëri edhe për aq kohë sa partit tona politike shqiptare nuk bashkohën dhe të gjejnë mënyrën më të mundshme që të mos mungoe asnjë shqiptarë në regjistrim, qoftë rezident  apo jo rezidentë. Nëpër  komisionet e regjistrimit të ketë mjaftueshëm edhe shqiptarë profesionalishtë dhe ekspert të kësaj fushe dhe të ndjekët , kontrollohet dhe mbikqyret rrjeptësishtë nga Ndërkombëtarët, pa asnjë vërejtje ! Kjo më shumë se njerëzit janë njerëz dhe as mund ti zhdukim, as nuk mund ti vdesim apo ti vr*asim , as ti pjellim dhe ti shtojmë me program politik sipas dëshirës. Një herë e mirë të dihet e vërteta aq sa janë asnjë më shumë e asnjë më pakë !
Kjo duhet të ndodhe gjithsesi, që MV të mos shëndrrohet nga shtet vetëm multietnik në shtet të përqindjes (%), por duhet te dihet ngase aty jetojnë : Maqedonas, shqiptarë, bullgarë, turq, serb, grekë, (torbesh, goranë, makedonci muslimani, vlleh, (romë egjiptjan, ashkali), boshnjak, etj.
Prandaj përqindja për shqiptarët sillet nga :  mbi 40 apo deri më 47% sipas dëshirës dhe bindjes së njërës palë e deri në 25,20 e deri nën 17% poashtu sipas bindjes dhe dëshirës së palës tjetër !
Prandaj të dyja palët kanë plotësishtë të drejtë. Këte ua mundësonë REGJISTRIMI  JO  REAL !!! Në Maqedonin e Veriut nuk dihet sa banorë ka, ndaj thuhet e shkruhet se ka 1.600.000, 1.770.00, 2.040.000,mbi dy million e sa , edhe pse nuk dihet saktësishtë numri i banorëve, por ama nga ana tjetër dihet saktësishtë numri i votuesve çdo herë është konstant dhe i pa ndryshuar kurrë 1.800.000 votues. I bie se i vetmi shtet në botë  ka më shumë votues se banorë. Le të dihet e vërteta.
Unë në disa shkrime kam publikuar shifrën 40%. Dhe KAPAKUN do tia vëndoe vetë NATO, në SAMITIN e saj të mbajtur në Cikago të SHBA-ës, në  vitin 2012, ku tha se në IRJM-së tash RMV-eriut. jetojnë 40% shqiptarë! Për këte shih „Bota Sot“,  datë 19 Maj, e Shtunë, faqe 2 dhe faqe 20. H.N.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like