Në luftën kundër Covid nga sot kyçet edhe personeli mjekësor i Armatës

Nga sot pritet që një numër i caktuar i motrave medicinale të cilat punojnë dhe kanë punuar në ushtri, të bashkangjiten me personelin mjekësor nga shtëpitë shëndetësore publike në luftën kundër covid pandeminë, informon Zhurnal.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 820 raste të reja me Covid 19. Ministria e shëndetësisë njoftoi se 32 pacientë kanë ndëruar jetë ndërsa 895 janë shëruar.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe apelon qytetarët që periudhën në vijim festat e fundvitit të bëhen duke respektuar masat për mbrojtje.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si mbështetje në sigurimin e rendit në kovid qendrat në shtet, janë vendosur pjesëtarë të armatës. Për momentin në spitale po kurohen gjithsej 1282 pacientë, ndërsa të lira ka vetëm edhe 190 shtretër.