• 18-10-2021

Ndihma prej 6000 denarëve, pritet vendimi i deputetëve

Ligji për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve prej gjashtë mijë denarë kaloi filtrat e komisionit në Kuvend. Tani radhën e kanë deputetët në seancën plenare të miratojnë ligjin, që qytetarët të marrin përfundimisht njëqind euro për blerje të produkteve vendore. Në debatin në komision, pushteti pranoi amendamentet e opozitës dhe rriti përfshirjen e qytetarëve që do të marrin ndihmë shtetërore. Bëhet fjalë kryesisht për prindër të vetëm, për të cilët, sipas opozitës, kishte disa kufizime në draft tekstin e ligjit.Ne propozojmë, në nenin dy, pika pesë, fjalët” për periudhën janar-gusht 2020 kanë realizuar të ardhura neto jo më shumë se 120 mijë denarë, gjegjësisht të fshihet evidenca e DAP-it. Me këtë propozim ne duam që të mos ketë asnjë kufizim në të ardhurat e marra nga prindërit e vetëm”-tha Eli Panova VMRO-DPMNE.
Nëse deputetët në komision votojnë për këtë amendament, të gjithë prindërit e vetëm të regjistruar në përputhje me Ministritë e Punës dhe Arsimit, pa marrë parasysh të ardhurat e tyre, do të kenë mundësinë të marrin ndihmë prej gjashtë mijë denarësh. Pra, amendamenti pranohet “-tha Dimitar Kovaçevski Zëvendësministër i Financave.

Read Previous

Ndërroi jetë artisti nga Kumanova, Ylber Vejseli

Read Next

Franca do të mbyllë 76 xhami

%d bloggers like this: