Ndërron jetë profesori i Fakultetit Pedagogjik Rexhep Rexhepi

Para disa ditësh ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari Rexhep Rexhepi. I lindur më 08.12.1936 në f. Nakolec, Prespë, Rexhepi u shqua si njeri atdhedashës i arsimit shqip dhe veprimtar për mbrojtjen e studimeve në gjuhën shqipe, përcjell NMK-Post.

Jeta e Rexhep Rexhepit shquhet mbi rrugën e tij përkushtuar arsimit, ku ndër vite ishte mësimdhënës në shkollën normale dhe të mesme të mjekësisë në Tetovë. Ndryshe, z.Rexhepi ishte baba i një vajze, mjeke e diplomuar dhe babai i Kastriot Rexhepit, aktualisht deputet në kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ja biografia e plotë e tij

Rexhep Rexhepi ishte i lindur më 08.12.1936 në f. Nakolec, Prespë.
Shkollën fillore e kreu në Pr espë dhe të mesmen në shkollën normale në Shkup, Arsimin e lartë e kreu në fakultetin “Kiril Metodi”, drejtimi Pedagogjik.
Gjatë viteve ka qënë mësimdhënës në shkollën normale dhe të mesme të mjekësisë në Tetovë.

Advertisement

Së fundmi ka ligjëruar në shkollën normale në Shkup dhe shkollën e lartë Pedagogjike si profesor i metodikës së gjuhës Shqipe dhe Psikologjisë.
Veprimtaria e Rexhep Rexhepit karakterizohet edhe me kauzen ku ishte
në ballë të protestave të studentëve për mbrojtjen e studimeve në gjuhën shqipe.
Gjithashtu z.Rexhepi ka qënë autor i librit të leximit për klasën e parë.

Anëtar në grupin punues për abetaren e unifikuar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni projekt ende i pa realizuar për Maqedoninë
Njihet si njeri që ka lënë gjurmë në arsimimin e një plejade të madhe të intelektualëve në vend dhe më gjerë.
Ishte baba i një vajze, mjeke e diplomuar dhe një djali për momentin deputet në Kuvendin e RMV.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like