Ndërron jetë deputeti i PS-së Bashkim Fino

Është ndarë nga jeta deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19. Bashkim Fino prej kohësh ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte i shtruar në spital, por nuk ka mundur dot të fitojë këtë betejë.

Bashkim Fino u lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996./Shqiptarja.com/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like