NATO dhe Sllovakia i dhurojë respiratorë Maqedonisë

Katër makina respiratorë në vlerë prej rreth
100.000 eurove mori shteti nga Fondi i besueshëm I NATO-s për përgjigje ndaj pandemisë si donacion nga Sllovak eid. Në pranim-dorëzimin e donacionit në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup morën pjesë ministri sllovak I Punëve të Jashtme, Ivan Korçoj, zëvendëskryetari I Qeverisë, I angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në cilësinë e Koordinuesit nacional për ndihmë të huaj në vend dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

 “Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. E mbështesim angazhimin tuaj për hyrje në Bashkimin Evropian. Ju uroj për reformat e deritanishme të cilat i bëtë me qëllim që ta gjeni vendin tuaj në BE. Është akoma rrugë e gjatë para jush. Unë vij në një kohë të vështirë për njerëzimin, në kohë kur të gjithë ne po përballemi me pandeminë e Kovid-19 dhe mu në këtë periudhë kur të gjithë ne së bashku po përballemi me humbje të shumë jetëve duhet ta dëshmojmë miqësinë tone”, tha Ivan Korçoj – Ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like