







Garrison tha të shtunën se ai nuk kishte dhënë leje që karikatura e tij të postohej. “Lidhur me postimin e Musk – unë nuk lejoj që puna ime të ndryshohet dhe as nuk jap leje për postimin e karikaturave të vandalizuara”, i tha ai Business Insider përmes postës elektronike.Përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, Gates ka qenë prej kohësh një ithtar i zëshëm i vaksinave, përfshirë ato që përdoren për të luftuar COVID-19. Disa që janë kundër vaksinave kanë përhapur teori konspirative të ndryshme në lidhje me miliarderin.Një teori e tillë pohoi, pa prova, se Gates po kërkonte të mbjellë fshehurazi mikroçipa në popullatë përmes vaksinave COVID-19. Gates ka mohuar teori të tilla.Është e paqartë pse Eon Musk fshiu këtë foto nga Twitter-i i tij ose nëse ai synonte të ndezte frikën për vaksinat COVID-19 duke ndarë një karikaturë anti-vaksinë.Garrison, një karikaturist konservator që mbështeste presidentin Donald Trump, në fillim të këtij viti u pezullua nga Twitter, sipas faqes së tij të internetit.

