MPB për TV21: Presim ekstradimin e Afrim Ismailoviq

Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, për TV21, konfirmuan se nga autoritetet e Kosovës presin që të ekstradohet Afrim Ismailoviq.

“Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në kuadër të MPB-së, ka marrë njoftim nga kolegët nga Kosova, se në territorin e Kosovës është arrestuar Afrim Ismailoviq, për të cilin ne kishim shpallur fletë arrest ndërkombëtar dhe se i është caktuar paraburgim 48-orësh. Presim Kosova të sjellë vendim për ekstradim të personit”, thanë nga MPB për TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like