Kurti për zgjedhjen e presidentit: Mbrëmë fitoi opozita, sonte le të fitoj shteti

Sot në ora 18:00 pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, pasi që tashmë janë mbledhur 41 nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, përcjell nmk-post.com

Kandidate për pozitën e shefit të shtetit nga Lëvizja Vetëvendosje është Vjosa Osmani, e cila ende nuk e di nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës do të qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kuorumin asaj

Ndërkaq Albin Kurti me anë të një statusi në facebook ka thënë se mbrëmë ka fituar opozita ndërsa sot do fitoj shteti duke aluduar në zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë.

Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona.

Advertisement

Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore.” tha Kurti

Advertisement
Advertisement

You May Also Like