Moti sot në RMV

Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira dhe me reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët juglindore ku priten edhe bubullima të rralla dhe erë të përforcuar.

 

Në zonat malore reshjet  do të jenë të borës dhe do të rritet shtresa e borës. Bor do të ketë edhe në vendbanimet më të larta në pjesët perëndimore. Deri në fund të ditës reshjet do të ndalen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 8 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 5 deri 11 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë vranësira me reshje të shiut, ndërsa pasdite reshjet do të ndalen dhe vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 8 gradë.

Advertisement

 

Stabilizim kalimtar të motit do të ketë të martën, ndërsa ditëve në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në zonat malore do të bjerë borë. Përkohësisht reshje të borës do të ketë edhe në disa vendbanime më të larta kryesisht në pjesët perëndimore. Reshjet vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa në zonat malore shtresa e botës do të rritet.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like