Molliqaj: Kurti do ta shkatërrojë Vjosa Osmanin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar marrëveshjen mes VV-së dhe Vjosa Osmanit për shkrirje në një listë.

Molliqaj ka thënë se Kurti po e përdorë Vjosa Osmanin dhe do ta shkatërrojë iniciativën e saj.

“Unë nuk e di por Albini po don me përdor. Si Hashim Thaçi, që i ka shkatërruar krejt partitë me të cilat ka bashkëqevrisur. Edhe Albi po vepron me të njëjtën logjikë.

Kjo është për ta shkatërruar iniciativën e Vjosa Osmanit. Do të jetë satelit i Albin Kurtit. Por do ta dëmtojë me gjasë LDK dhe do ta forcojë Kurtin”, ka thënë ai në Kanal 10.

Molliqaj thotë se nuk ka pasur as edhe një fjalë në marrëveshjen e tyre për luftën e UÇK’së, ndërkohë që krerët e saj po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.

“Zotimet kundër UÇK-së dh e kundër historisë tonë. Zotimet e nënshkruara sot në mes të Kurtit dhe Osmanit nuk janë asgjë më shumë se zotime për ndarje të pushtetit: njëri kryeministër, tjetra presidente. As edhe një fjalë në këtë marrëveshje për luftën tonë çlirimtare apo për historinë e vendit tonë. Në kohën kur çlirimtarët tanë po përndjeken padrejtësisht nga Gjykata Speciale, Kurti-Osmani nuk e përmendin as edhe njëherë UÇK-në në marrëveshjen e tyre. Përkundrazi, shpërfaqin indiferencë të skajshme, thuajse kjo çështje nuk meriton as të përmendet fare”, tha ai./GazetaExpress

Advertisement

 

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like