Minxhozi e Haziri ngushëllojnë familjen Haliti, kërkojnë të hetohet rasti

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti, e cila në tragjedinë e Shqipërisë humbi tre anëtarë.

Me këtë rast, Haziri dhe ambasadori Minxhozi janë shrpehur se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo, ndërkohë që kanë kërkuar nga organet e shtetit shqiptar zbardhjen e rastit.
“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë kryetari Haziri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like