Demiri takon Asanin: U diskutua për hapjen e një Qendre të Punësimit në Komunën e Tearcës

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të RMV- së, Abdush Demiri sot qëndrojë për vizitë në Komunën e Tearcës ku u takua me kreun e kësaj komune Isen Asani.
Tema e takimit ishte hapja e një Qendre të Punësimit në territorin e kësaj komune ku sipas Drejtorit Demiri kjo qendër do të mundësonte qytetarët e kësaj komune ti arrijnë sa më lehtë dhe më afër shërbimet e Agjencisë së Punësimit.

Ja postimi i plotë

Në mënyrë që shërbimet e Agjencisë së Punësimit të jenë sa më pranë punëdhënësve e punëkërkuesve, sot, qëndrova për vizitë në Komunën e Tearcës ku u mirëprita nga kreu i kësaj komune z. Isen Asani. Me z. Asanin patëm një bisedë konstruktive duke shqyrtuar mundësinë e hapjes së një Qendre të Punësimit në këtë komunë me të vetmin qëllim që shërbimet e Agjencisë së Punësimit t’i ofrojmë sa më afër qytetarëve të kësaj komune.

Advertisement

Kreu i komunës shprehi gatishmëri që të ndihmojë në drejtim të sigurimit të hapësirës për Agjencinë e Punësimit me çka banorët e Tearcës do ta kenë më të lehtë të marin shërbimet që ofron APRMV- ja.
Në fund të takimit, u dakorduam që të intesifikojmë angazhimin e përbashkët për ta bërë funksionale këtë qendër dhe të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë të jetë e mundur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like