Ministrja e Arsimit, Milla Carovska gjatë ditës së sotme ka pasur agjendë të ngjeshur. Ajo në kuadër të bisedimeve për reformimin e procesit arsimor në vend fillimisht u takua me kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në vend, Jakim Nedelkov si dhe me përfaqësues tjerë të sindikatës. Pastaj Carovska u takua me kryetarin Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petre Shilegov si dhe me përfaqësuesit tjerë, nga ku mori mbështetje për reformimin e procesit arsimor në nivel lokal, transmeton Alsat. Por ajo që ra në sy gjatë paraqitjes së ministres, është shalli i markës luksoze “Gucci”
Advertisement
Advertisement
Advertisement