Ministri Shaqiri takohet me z.Tomas Lamanauskas në Barcelonë

Estimated read time 1 min read

Pjesë e takimeve të shumta të zhvilluara përgjatë vizitës së ministrit Jeton Shaqiri në Barcelonë ishte dhe takimi me udhëheqësin e divizionit për strategji korporale në Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacionit, pjesë e Agjencisë së specializuar për teknologji të informacionit dhe komunikimit në Kombet e Bashkuara, z. Tomas Lamanauskas.

Kryefjala e takimit të zhvilluar ishte diskutimi mbi aspektetteknike të projekteve të telekomunikimit.

“Tomas Lamanauskas, njëherit i diplomuar në Univerzitetin e Harvardit dhe me një CV tejet të pasur, përcolli përvojat më tëmira dhe në të njëjtën kohë paraqiti edhe strategjitë e tij përmandatin 2023 – 2026 si zëvendës sekretar i Unionitndërkombëtar të Telekomunikacionit” theksoi ministri Shaqiri.

Advertisement

Ministri Shaqiri e konsideron këtë takim tejet produktiv dhe të rëndësishëm, sepse shkëmbimi i tillë i eksperiencave vetëm sa ndihmon dhe jep një shtysë në konkretizimin e projektevetashmë të nisura dhe arritjen e objektivit për digjitalizim të administratës shtetërore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like