Hoxhaj nuk kandidon për kryetar të PDK-së

Estimated read time 3 min read

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media ka folur për procesin përgatitor të Konventës, nevojën e hapjes së partisë dhe mbështetjen që do t’i jep ai lidershipit të ri të dal nga ky proces dhe ka thënë se ai nuk do të garojë për kryetar të partisë.

Hoxhaj ka fal1ënderuar të gjitha strukturat partiake për mbështetjen duke thënë se ishte pjesë e fitoreve madhështore të PDK-së, por pati edhe fatin që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj.

“Të dashur anëtarë dhe struktura të PDK-së

E kam marrë udhëheqjen e përkohshme të PDK-së në një moment të vështirë si për vendin tonë, ashtu edhe për vet PDK-në. Qëllimi im ka qenë që PDK-ja të bëhet gati për tu përballur me sfidat që sjell qeverisja autoritare dhe izolacioniste e Kurtit. Partia Demokratike e Kosovës e ka trashëgiminë nga lufta çlirimtare, pavarësimi i vendit dhe shtet-ndërtimi. Me thirrjen e Konventës, kam synuar që në PDK – lidershipi i ri të marrë përgjegjësi të reja dhe drejtimin e partisë.

Këtë të shtunë, PDK-ja e hap një kapitull të ri, i cili duhet të shënoj rikthimin e PDK-së dhe trasoj vizionin për të ardhmen e partisë dhe të vendit. Unë do të vazhdoj këtë rrugëtim dhe do të jem në përkrahje të lidershipit të ri që del nga Konventa. Krejt përvojën, dijen dhe përkushtimin do t’ia dedikoj forcimit, konsolidimit dhe rikthimit të PDK-së si parti fituese.

Me PDK-në kam rrugëtuar në momentet më të mira të saj, në fitoret madhështore. Por ishte edhe fati im që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj. Kur të gjithë pritën dorëzimin tonë, ne arritëm ta kthejmë dhimbjen në forcë. Deri më sot kam punuar me energjitë e fundit; kam punuar me shpirt për PDK-në, për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për elektoratin e PDK-së.

Advertisement

Unë nuk jam kandidat për kryetar të partisë. Nuk është ikje nga gara, as nga përgjegjësia, as nga puna dhe përkushtimi. Vendimi sot është në vijë me vendimet e mija që gjithmonë i kam marrë në PDK. Ky vendim është në të mirë të PDK-së. Unë jam me fat që isha pjesë e krijimit të institucioneve të para, të përcaktimit të statusit të Kosovës, të pavarësisë dhe fitoreve të mëdha diplomatike. Tani është koha që një liderhsip i ri i PDK-së ta marrë përsipër barrën e përfundimit të shtetësisë tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Deri në fund, unë do të jem pjesë e PDK-së në çdo betejë dhe në çdo sfidë që na pret! Na priftë e mbara!” / ka shkruar Enver Hoxhaj në rrjetin e tij social facebook

Advertisement
Advertisement

You May Also Like