Sot realizova takim pune me shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan.
Republika e Sllovenisë është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i vendit tonë, e cili ka siguruar mbështetje të konsiderueshme për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe për forcimin e kapacitetit administrativ të MBPEU-së, Agjencisë së Pagesave, Agjencisë për Mbështetjen e Zhvillimit Bujqësor dhe autoriteteve lokale.
Në takimin me ambasadorin u diskutua për fushat prioritare të mbështetjes që do të jenë pjesë e Planit të ri të Veprimit 2021 – 2024, brenda të cilit Sllovenia do të sigurojë ndihmë bilaterale për vendin tonë, në bujqësi dhe me theks të veçantë në zhvillimin rural, ku Sllovenia ka përvojë dhe njohuri të gjerë./nmk-post/
Advertisement
Advertisement
Advertisement