Ministri erdhi me veturë zyrtare në shtabin e partisë, Nuredini: Kërkoj falje, tash në këmbë do të shkoj

Estimated read time 2 min read

Ministri i Mjedisit Naser Nuredini në selinë e BDI-së erdhi me veturë zyrtare për të shpalosur një pjesë të agjendës së gjelbër. E pyetëm se a po i keqpërdor resurset shtetërore për të promovuar fushatë të partisë se tij. Ai thotë se nuk e ka ditur dhe kërkoi falje.

A.Q: Këtu në selinë e BDI-së erdhët me veturë zyrtare a po e keqpërdorni pozitën dhe paratë shtetërore për të ardhur këtu në press konferencë të partisë?
Nuredini: “Nuk besoj, por nëse është ashtu kërkoj falj e, sepse isha zyrtarisht në Çair dhe tash do të vazhdoj në punë. Edhe në këmbë do të shkoj nëse ka nevojë”.

Advertisement

Ndryshe para dy jave Qeveria ka marrë vendim i cili përcakton dhe rregullon përdorimin e automjeteve zyrtare. Zëvendëskryeministri Ljupçe Nikollovski thotë se me këtë vendim çdo funksionar i cili keqpërdor veturën zyrtare do të sanksionohet.

“Vendimi u mor në mënyrë që të eliminohen abuzimet e mundshme të automjeteve zyrtare, gjegjësisht përdorimi resurseve shtetërore për qëllime private. Sistemi i ri i monitorimit të përdorimit të automjeteve zyrtare dhe mënyra se si jepen lejet për përdorimin e tyre, në këtë mënyrë lehtë mund të detektohen parregullsi dhe sanksionimi i tyre”, njoftoi Nikollovski.

Sa funksionarë do të sanksionohen për keqpërdorimin e automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore do të presim raport nga Qeveria. Ndryshe nga Antikorrupsioni thonë se kanë marrë denoncime për komuna që keqpërdorin paratë e qytetarëve për të siguruar lëndë djegëse për automjete private për fushatën parazgjedhore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like