Humbja e thellë përballë Shaip Kamberit, nga Amerika kërkohet largimi i Shqiprim Arifit nga skena politike

Estimated read time 3 min read

“Arifi mundohet me ia lënë fajin kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit i cili nuk lëshon rast pa e përmend si brenda dhe jashtë kudo që shkon si përçarësin e kryesor”.
Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj i ka komentuar zgjedhjet në Serbi.

Ai thotë se, ishte i preokopuar se si do të shkonin zgjedhjet në Kosovën Lindore, ku tregon se edhe kishte apeluar shqiptarët që të jenë të bashkuar.

Maxharraj thotë se nuk ndodhi ashtu pasi nuk kishte unitet mes partive shqiptare.

closevolume_off
“Në zgjedhje dolën vetem dy parti: Partia për veprim demokratik e Shaip Kamberit dhe ajo Alternativa demokratike shqiptare e Shqiperim Arifit. Duke e pas parasysh aktivitetin e deputetit Shaip Kamberit në mandatet e mëparshme në Parlamentin e Serbisë iu bëra thirrje votuesve të Luginës që të votojnë për Shaip Kamberin, sepse ai veç e ka treguar vet se është Zëri i vertëtë i Luginës, se është “ferri dhe tmerri në Parlementin e Serbisë” duke ua shpalu të vërtetën dhe gjendjen e shqiptarëve në Luginë”, thotë Maxharraj.

Ai shprehet se, sipas rezultateve fitoi bindshëm Shaip Kamberi me 11.500 vota kundër rivalit të tij Shqiprim Arifit i cili mori vetëm 1.250 vota, pra Kamberi mori 9 herë me shumë vota se Arifi. Kjo pra është forca midis këtyre dy liderëve në Luginë.

“Më këtë rizgjedhja e Shaip Kamberit për deputet në Parlamentin e Serbisë tregon se ai është i pakontestueshëm në Luginë sepse ka treguar vetën aty ku duhet të tregohet bash ne Parlementin e Serbisë i cili ua përplasi të gjitha të palarat e politikës serbe karshi shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shton ai.

Advertisement

Profesori thotë se pas kësaj menjëherë reagoi Shqiprim Arifit, i cili deklaroi se pati një pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve që sipas tij kjo paska ndodhë siç thotë ai për “shkak të përçarjeve të shqiptarëve në Luginë”.

“Po kush është ai grindavec, përçarës i shqiptarëve në Luginë. Arifi mundohet me ia lënë fajin kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit i cili nuk lëshon rast pa e përmend si brenda dhe jashtë kudo që shkon si përçarësin e kryesor. Por edhe vet Arifi e di mirë, por e dinë mirë edhe qytetarët e Luginës se vet Arifi është njëri ndër më përçarësit e shqiptarëve me trumbulencat e tij politike kudo që shkon dhe arrinë. Dhe sot, pikërisht sot i tregoi edhe populli votuesi se ku e ka vendin duke ia dhënë vetëm 1,250 vota”.

“Është mirë që ky njeri të largohet nga skena politike e këtë bindshëm e treguan kur për të votuan vetëm 1.250 votues në Luginë sepse veç çka e dëmton edhe më shumë kauzën shqiptare në Luginë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like