U rrah dhe u mbajt në frigorifer derisa vdiq, mediat zbardhin detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në burgun grek

Estimated read time 1 min read

Vdekja e Ilia Karelit, shqiptarit që u vra në burgjet greke 7 vite më parë është risjellë sërish në vëmendje. Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme foto nga vendi ku ndodhi ngjarja si dhe të korridoreve të burgut kur Kareli po dërgohej në dhomat e torturës.

Në lidhje me këtë çështje u çuan për gjykim 14 persona. Gjyqi i thirrur në vitin 2016 u shty dhe më pas 6 prej tyre u dënuan me 5 vite burg, tre të tjerë deri në 6 vite burg, ndërsa gardiani dhe një prej rojeve u dënuan me 7 vite burg.

Advertisement

Detajet rrëqethëse janë risjellë sot nga Prothothema,gr. Dosja e kësaj çështje paraqet arsyen e vendimit për burgosjen e zyrtarëve të burgjeve

Advertisement
Advertisement

You May Also Like