Mickovski: Nuk kërkoj mëshirë por drejtësi për të dënuarit e 27 Prillit

Nuk kërkoj mëshirë dhe amnisti për të dënuarit e 27 Prillit, por drejtësi, ashtu siç kishte për rastin “Sopot” ose “Përbindëshi”, deklaroi kreu i opozitës Maqedonase, VMRO, Hristian Mickovski në një intervistë me javoren Fokus.

Në intervistën në fjalë, Mickovski thotë se nëse ka prova të reja, duhet të ketë një gjykim të ri në mënyrë që të dënuarit të dëshmojnë se nuk ka prova për atë që janë dënuar, dhe shtoi se në mesin e të dënuarve ndodhet edhe një polic i cili gjatë kohë është rajnuar për të mbrojtur rendin kushtetues dhe tani ndodhet është në burg.

Advertisement

Ai thotë se prokurorja Ruskovska në një intervistë për zhvillimet e 27 Prillit tha se ka ndodhur amnesti në Kuvend për disa të dyshuar dhe të akuzuar të cilët më vonë u liruan me marrëveshje politike. Ajo thotë Mickovski, tani ka ndryshuar mendje dhe thotë se janë liruar nga shkaku i qëllimeve madhore./Zhurnal

Advertisement
Advertisement

You May Also Like