Mickovski fton Maqedonasit në Shqipëri të votojnë LSI-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski përmes një postimi në rrjetin social FB ka apeluar Maqedonasit e Shqipërisë të qarkut të Korçës të votojnë LSI-në dhe të dalin masovikisht në zgjedhje që të votjnë për të ardhmen e tyre, shkruan Mickovski përcjell TOP24.
Ndryshe në Shqipëri të dielën më 25 Prill mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa LSI në qarkun e Korçës në listën për deputet ka edhe maqedonasin nga Pusteci, Pandi Jani.TOP24
“Në Shqipëri të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhje, Maqedonasit që jetojnë në Shqipëri kanë mundësi të zgjedhin dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. I ftoj që masovikisht të dalin në votime dhe të bëjnë zgjedhjen për të ardhme më të mirë, për prosperitet ekonimik respekt të të drejtave nacionale të Maqedonasve”, shkruan Mickovski përcjellë TOP24.
“Vllezër e motra maqedonas, në këto zgjedhje partia LSI e Monika Kryemadhit në njësinë zgjedhore në Korçë në listën e saj e kanë Pandi Jani nga Pusteci i cili është kandidat për deputet.
Jam i bindur që Pandi Jani, i cili është politikan i ri dhe me prespektivë me të ardhme të mirë, më së miri do ti përfaqësoj interesat e Maqedonsave në Shqipëri, sepse LSI me programin e saj por edhe me veprat që ka treguar më parë për maqedonasit është zgjedhja më e mirë.

Advertisement

LSI dhe njerzit e saj të parë gjithmonë janë zotuar për maqedonasit, për këtë dhe ku ftoj të votoni LSI në njësinë zgjedhore Korçë.
Për të ardhme më të mirë dhe bashkpunim frytdhënës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.”, ka shkruar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickovski, pëcjellë TOP24.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like