Mickoski: Qeveria ka dështuar, të thirret takim liderësh

Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në press-konferencën e sotme, duke e cilësuar si dështim 100 ditëshin e qeverisë aktuale, theksoi se duhet që menjëherë të thirret një takim I liderëve ku do të bisedohej për situatën aktuale në vend.

Qeveria ka humbur të gjithë kredibilitetin dhe Zaevi duhet të largohet që Maqedonia të shkojë përpara. Edhe skeptikët më të mëdhenj e dijnë se kështu nuk shkon. I harxhuan të gjitha adutët, premtimet, kurse punët nuk janë më të mira, kurse shtetin e kemi shumë më pak. Përgjegjësi të njëjtë për gjithë këtë që po ndodh kanë edhe partië parlamentare të pushtetit. Mos u bëni bashkëpjesëmarrës tyë Qeverisë që sjell vetëm humbje. Dilni në anën e popullit dhe vazhdoni të veproni si të pavarur.

Advertisement

Për këtë shkak e aktuelizoj sërish nevojën për takim liderësh ku do të bsedojmë për politikën aktuale, situatën shëndetësore, arsimore, ekonomike në Maqedoni. Menjëherë të thirret takim liderësh që të mundemi më tej bashkërisht ta ndërtojmë Maqedoninë. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like