Mickoski: Personat që ishin në shënjestër të “bombave”, sot janë në koalicion qeverisës

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pohon se ka lëvizje në lidhje me numrin e deputetëve të tyre në Parlament, por nga mediat kërkoi durim duke potencuar se kjo “shumë shpejt do të dihet”.

“Ka. Bëni durim. E thash këtë edhe në deklaratat e mia para disa javëve. Bëni durim. Shumë shpejt do të dini nëse unë kam pasur të drejtë apo Zoran Zaevi. Ndoshta ka parti politike që janë pjesë e koalicionit me LSDM-në. Nuk do të doja tani për momentin të flas gjëra për të cilat nevojitet, besoni, diskrecion i madh që të mundet qëllimi të realizohet, ndërsa qëllimi është që kjo Qeveri të rrëzohet”, deklaroi Mickoski, i cili sot ishte për vizitë në Tregun e Gjelbërt në qendër të Shkupit së bashku me disa funksionarë të partisë.

I pyetur çfarë të mire, dhe çfarë të keqe sollën “bombat” e a.q. nga projekti “E vërteta për Maqedoni” para gjashtë viteve dhe si sheh nga perspektiva e sotme në këtë, Mickoski tha se ato që është dashur të jenë shënjestër e atyre bisedave të përgjuara janë partnerë besnikë të koalicionit në pushtet.

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Mickoski me qëndrim se “nuk e di nëse në përgjithësi duhet t’i besohet Zaevit.

Mickoski tha se pas parashtrimit të Nimës për shfuqizim të Ligjit për regjistrim, pret që grumbullimi i nënshkrimeve të fillojë më vonë për një muaj dhe se tani duhet që kryetari i Kuvendit ta dorëzojë deri te komisionet amë, të cilat do ta vlerësojnë korrektësinë e tij. Ai edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve, siç tha, masivisht të dalin dhe të nënshkruhen. Nëse Qeveria, megjithatë vendos të propozojë shtyrje të regjistrimit, Mickoski thotë se për ta kohë ideale për regjistrim është pranvera e vitit 2022, dhe se në qershor – korrik “askush nuk bën regjistrim”.

Advertisement

Lideri i opozitës akuzoi se ministri i Financave Fatmir Besimi dy javë nuk përgjigjet në shkresën e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mjete shtesë për këto terminale.

Sipas tij, neni 108a është i qartë si të do botohet në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lidhur me qëndrimet e ndryshme të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Entit për Statistikë për regjistrimin e diasporës, Mickoski thotë se ka paralajmëruar se një gjë e tillë dhe se ky është politizim për të cilin ka folur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like