Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Osmani: Të gjitha opsionet janë të mundshme

Advertisement

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, bëri të ditur se janë mundshme të gjitha opsionet, duke mos përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndër të tjera, shtoi se Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, ka autorizuar kryetarin Ali Ahmeti që të bisedojë me të gjitha partitë, përveç atyre që janë në kundërshtim me interesat strategjike.

“Kryetari Ahmeti do të diskutojë me të gjitha partitë, përveç atyre të cilat janë në kundërshtim me interesat strategjike, antiNATO, antievropian. Të gjitha opsionet janë të mundshme, përveç kombinimeve të cilat janë në kundërshtim me interesat strategjike të qytetarëve, të vendit dhe partnerëve tanë dhe ne do të jemi garantues të kësaj të ardhmeje euroatlantike të vendit dhe kryetari Ahmeti mbetet që pas konsultimeve të merr vendimin e duhur”, deklaroi Bujar Osmani – zëdhënës i BDI-së.

Advertisement

Read Previous

Përpjekjet ruse për të trazuar rajonin dhe plani i tyre për rikëthimin e Gruevskit!

Read Next

India po kërkon shpërndarësit e ‘lajmeve të rreme’ pas sulmeve ndaj muslimanëve