Mickoski: Partitë Shqiptare nëse duan mbështetje t’i respektojnë maqedonasit

Në së paku 10 nga 13 Komuna, ku do të fitojnë kandidatët shqiptarë për Kryetar Komunash, nëse e duan mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit, do të duhet ta respektojnë dinjitetin e maqedonasve dhe të bashkësive më të vogla etnike – përcjell KlanM, deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistën për javoren “Fokus”.

“Ja, ekskluzivisht do ta zbuloj për gazetën tuaj, se më e pakta që mund të kërkojmë nga partneri ynë I ardhshëm I koalicionit, I cili pretendon ta marrë mbështetjen për Kryetar Komune në mjediset e përziera, është që t`I respektojë maqedonasit dhe bashkësitë më të vogla etnike. Ta shohim këtë në vepër. Së paku që mund të dakordohemi është që Kryesuesi I Këshillit të jetë bashkësia e dytë më e madhe etnike, e kjo është, për shembull në Tetovë dhe Gostivar të jetë maqedonas” – ka thënë Mickoski për “Fokus”.

Advertisement

Mickoski, sic përcjell KlanM, ka theksuar se për këtë nuk ka biseduar me partitë opozitare shqiptare, por u bën thirrje të gjithë partive maqedonase dhe partive të bashkësive më të vogla etnike t`I bashkangjiten iniciativës së VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë, nuk do të ndjehen si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like