Qëllohet me plumb në kokë aktivistja e “Black Lives Matter

Advertisement

Sasha Johnson, aktiviste e “Black Lives Matter”, është qëlluar me plumb në kokë, duke mbetur kështu në një gjendje kritike.
Burime të BBC bëjnë të ditur se ajo po trajtohet në kujdes intensiv pasi u “sulmua brutalisht” në orët e para të së dielës. Ngjarja ndodhi në Southwark, në jug të Londrës.

Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e të dyshuarit por, në këtë fazë nuk ka prova që sulmi ishte i shënjestruar ose se ajo kishte marrë ndonjë kërcënim saj para incidentit. Zyrtarët thanë se Johnson u dërgua në një spital në jug të Londrës në gjendje shumë të rëndë dhe gjithashtu kanë bërë thirrje për dëshmitarë të rastit, ndërkohë që janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe zonën përreth. Të shtënat ndodhën afër një shtëpie ku po zhvillohej një aheng dhe një numër njerëzish mund të kenë qenë në zonë, bëhet e ditur nga deklarata e policisë.

Inspektori Jimi Tele tha “Ky ishte një incident tronditës që ka lënë një grua të re me dëmtime shumë të rënda. Lutjet tona janë me të dhe me familjen e saj të cilëve u është ofruar mbështetje në këtë kohë tmerrësisht të vështirë”.

“Nëse keni parë ndonjë gjë të dyshimtë në zonën e rrugës Consort në orët e para të së dielës në mëngjes ose nëse keni dëgjuar informacione që mund të ndihmojnë detektivët, është e rëndësishme që të na kontaktoni”, thuhet në një njoftim të policisë. Sasha Johnson, e diplomuar në Universitetin Oxford Brookes, ka qenë një figurë kryesore në lëvizjen “Black Lives Matter” në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një anëtare e komitetit të udhëheqjes së Partisë Nisma e Nismës./21Media

Advertisement
Advertisement

You May Also Like