Mes 17 viktimave, edhe një 23-vjeçar

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshem, në mesin e 17 viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit, është edhe një 23-vjeçar.

Derisa 23-vjeçari është viktima më e re, më i moshuari është 90-vjeçar.

Më së shumti viktima janë regjistruar në Shkup – 8 viktima, në Prilep – 2 dhe nga një viktimë është regjistruar në Shtip, Koçan, Kumanovë, Ohër, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë, transmeton TV21.

Advertisement

Nga të paraqiturit, 16 pacientë jetën e kanë humbur në kushte spitalore, ndërkaq 1 pacient ka ndërruar jetë në kushte shtëpiake./tv21

Burimi i Lajmit: https://tv21.tv/mes-17-viktimave-nga-covid-19-edhe-nje-23-vjecar/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like