Merkel: Vazhdon përkrahja gjermane për vendet e ballkanit perëndimor (VIDEO)

Estimated read time 2 min read

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ia kushtoi mesazhin e fundjavës Konferenës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila do të zhvillohet nesër në mënyrë virtuale. Ajo ka deklaruar se edhe pse takimi do të bëhet vetëm me video, është e gëzuar që do të mund të vijojë bashkëpunimin me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Merkel kujtoi më tej fillimet e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania në vitin 2014: “Si atëherë, ashtu edhe sot qëllimi është të japë ndihmesa sa më konkrete për qëndrueshmërinë e rajonit dhe për dialogun paqësor mes të gjitha palëve”, vijoi më tej politikania kristiandemokrate.

Kancelarja Gjermane rikujtoi përgjegjësinë e BE-së dhe të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor.

ANGELA MERKEL, KANCELARE GJERMANE

 “Ballkani Perëndimor është një pjesë e Evropës, ku nuk janë shëruar ende plagët e luftërave të viteve 90-të, e dhunës ndër grupet etnike. Por: Në Gjermani jetojnë edhe shumë shtetas, që i kanë rrënjët e tyre në vendet e Ballkanit. Për mua është mëse e qartë: Ne, shtetet anëtare të BE-së, jemi shumë të interesuara për një zhvillim paqësor dhe të mirë të Ballkanit Perëndimor. Dhe ne kemi një përgjegjësi që të angazhohemi faktikisht për këtë”

Advertisement
.

Merkel më tej veçoi disa nga arritjet e Procesit të Berlinit, Forumin Rinor të Ballkanit Perëndimor, i  cili bën bashkë të rinj nga etni, gjuhë dhe fe të ndryshme, por edhe  në arsimin profesional, në njohjen reciproke të diplomave të shkollave të larta dhe në bashkëpunimin e shkencës”, si edhe „përparimet në projektet e transportit dhe infrastrukturës, të cilat ndërlidhin rajonin”.

Kancelarja deklaroi se të gjitha këto janë hapa të rëndësishme për të arritur në një komunikim të vazhdueshëm  përtej kufijve, i cili ndihmon që të pakësohen rezervat dhe mosbesimi. Sipassaj, kjo qasje i sjell këto vende të gjitha së bashku në synimin e tyre për të plotësuar kushtet për anëtarësim në BE. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like