Mërgimtari futet në sherr gjatë pushimit, e sulmon fizikisht shoferin me të cilin u aksidentua

Estimated read time 2 min read

Mërgimtari futet në sherr gjatë pushimit në Kosovë, e sulmon fizikisht shoferin me të cilin u aksidentua në Milloshevë
news image
Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në Milloshevë, ku dy vetura janë përfshirë në një aksident në trafik.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas aksidentit, njëri nga shoferët, i cili është mërgimtar nga Gjermania, dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin tjetër. Si pasojë e kësaj, 53-vjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Advertisement

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, 47-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like