Me një foto nuk bëhesh si Albini

Shkruan: Albion Alili

Pas zgjedhjeve në Kosovë, në Maqedoni i madh dhe i vogël filluan të bëhen Albin, si Albini, Albin Kurti. Vërshuan fotografitë me Kurtin, kush dhe cili ka fotografi. Në parim, të kesh dikë idoll (pëlqim) nuk është diçka e keqe dhe gjithsecili mund ta bëj kët’. Por kjo nuk është në rregull kur ky “idollizëm” ndiqet nga një politikan ose parti politike. Partitë politike të cilat vrapojnë pas Kurtit kanë mungesë programi dhe parimesh. Pra, duke mos pasur prioritete ose program politik ata mundohen të fshihen pas patriotizmit dhe identitetit të Kurtit.

Identiteti konsiderohet si konceptim i vet-individit dhe shprehje e individualitetit.
Asnjë i dytë nuk mund të jetë si Kurti, sigurisht as anëtarët dhe funksionarët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të jenë apo bëhen si ai. Sepse individi është një.
Kur disa politikan këtu tek ne identifikohen me Kurtin është absurde. Kurti nuk ka vjedhur shtetin, as nuk ka reketuar me bizneset si politikanët apo partitë politike këtu tek ne, nuk ka miliona euro dhe nuk jeton me luks nëpër shtëpi e vila. I vetmi krenim që kanë partitë politike këtu tek ne ështe se janë me Kurtin, se kane fotografi me Kurtin dhe se kanë qënë në një marshim me Kurtin. Cili ështe programi ekonomik? Ne jemi me Kurtin, çfarë parasheh programi i partisë suaj? Në jemi me Vetëvendosjen. Ngatërruan ideologjitë, të majtë me të djathtë, u fiksuan pas fotografisë. Kështu edhe njëherë treguan se nuk kanë ideologji, dhe se vetëm praktika partiake është ideologji.
Por, për çfarë kemi nevojë ne, shqiptarët e maqedonise?

Advertisement

Sigurisht nuk kemi nevojë për Albin apo Glauk.
Kemi nevojë për opozitë të mirëfilltë e cila do ngacmonte pushtetin dhe do sillte ndryshimin e shumëpritur në maqedoni. Për një opozitë e cila programin do e ndërtonte mbi nevojat e qytetarëve, sesa tek identifikimi me Kurtin. Gjithashtu se kemi nevojë edhe për pushtet i cili do punonte dhe do zhvillonte arsimin, shëndetësinë, ekonominë e vendit. Për një pushtet që do ishte zëri dhe nevoja e qytetarit.

Fotografitë me Kurtin i keni, tani filloni bëhuni vetvetja e punoni diçka.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like