Me gjithë protestat, Franca miraton pasaportën e COVID-it dhe rregullat e tjera

Estimated read time 2 min read

Parlamenti i Francës ka aprovuar të hënën kërkesën për pasaporta speciale virusi për të gjitha restorantet dhe udhëtim brenda vendit, duke e bërë njëherësh të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punëtorët e sistemit të shëndetësisë.
Masat kanë shkaktuar protesta dhe tensione politike. Presidenti Emanuel Makron dhe qeveria e tij thonë se masat janë të domosdoshme për të mbrojtur popullsinë e cenuar dhe spitalet për t’iu shmangur izolimit pas ngritjes së rasteve të reja me koronavirus.

Ligji kërkon që të gjithë punëtorët në sektorin e kujdesit shëndetësor të fillojnë të vaksinohen deri më 15 shtator, sepse ndryshe u rrezikohen vendet e punës. Me ligj kërkohet edhe pasaporta shëndetësore për të hyrë në restorante, trena, aeroplanë dhe hapësira të tjera të ngjashme publike.
Pasaporta do të aplikohet fillimisht për të gjithë të rriturit, por do të aplikohet edhe për të gjithë ata që janë 12 vjeç dhe më të mëdhenj, që prej 30 shtatorit. Për të marrë pasaportën, qytetarët duhet të kenë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht, ose se së fundmi kanë dalë negativë në teste ose se janë shëruar nga virusi.

Advertisement

Me ligj është vendosur që Qeveria të përcaktojë se si do të rregullohet çështja e dokumenteve të vaksinimit nga vendet e tjera.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like