Advertisement










Pasi opozitarja VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë reaguar nga partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.
Nga LSDM-ja kanë vlerësuar se Filipçe është duke e dhënë maksimumin për të luftuar pandeminë, ndërkaq lideri i opozitës, Hristijan Mickoski qëndron në skaj dhe publikojnë të pavërteta, transmeton TV21.
“Që nga fillimi i pandemisë së Covid dhe deri sot, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë në anën e gabuar, qëndrojnë në skaj, shpërndajnë të pavërteta dhe pështyjnë”, thanë nga LSDM.
Reagimi i LSDM-së vjen ngaqë paraprakisht VMRO-DPMNE-ja kërkoi dorëheqjen e Filipçes pas anulimit të ngjarjes në Tabanoc ku Maqedonia e Veriut duhej t’i pranonte sot vaksinat anti-Covid nga Serbia./TV21.
Advertisement