• 20-04-2021

Mbyllet një lokal në Tetovë, ja pse!

Nata e dytë me radhë kur policia në tetove po hasë në lokale të cilat punojnë pas orës 21:00 duke thyer kështu masat anti-Kovid.

Mbrëmë rreth orës 21;45 minuta, policia në Tetovë ka privuar nga liria F.I. 33 vjeç nga Shipkovica, për shkak se lokali në rrugën “Ilindenska”, në Tetovë të cilin ka drejtuar personi në fjalë ka punuar pas orës 21:00 duke mos respektuar masat anti-Kovid.

“Objekti është mbyllur derisa personi me inicialet F.I. është ndaluar në stacionin policorë të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Nmk-post/

Read Previous

Në spitalet e Shkupit ka 495 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me virus

Read Next

Presidenti i Francës del pozitiv me COVID-19

%d bloggers like this: